Ndryshimet e shpeshta në çmimin e sigurimeve të makinave vlerësohen si marrëveshje të ndaluara edhe nga Autoriteti i Konkurrencës.

Së fundi, ky institucion ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë raportin vjetor, ku e vlerëson tregun e sigurimeve si  një nga më kaotikët.

Në raport argumentohet se janë bërë hetime të shumta dhe ka rezultuar se të gjitha shoqëritë që operojnë në këtë fushë, në datën 24 gusht 2016-të kanë rritur çmimet në të njëjtën masë dhe në të njëjtën ditë.

Është vërejtur se të gjitha shoqëritë kanë apilkuar çmimin e rritur për produktin MTPL në të njëjtën datë dhe në të njëjtën masë me 16.7%, me përjashtim të njërës, e cila i ka aplikuar një ditë më vonë

.” thuhet në raport.

 Por edhe pse konkurrenca ka bërë rekomandime pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për të marrë masa në këtë treg, kjo nuk i ka trembur aspak kompanitë e sigurimit. Vetëm gjatë shkurtit ato ndryshuan tre herë çmimin e policave të sigurimit, duke e ulur dhe rritur në të njëjtat data nga të gjitha kompanitë.

Në bazë të rregullores, kompanitë duhet të miratojnë njëherë tarifat e reja pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, por askush nuk i ka zbatuar këto rregulla.

Tv Klan