Këngëtarja shumë e pëlqyer për publikun Zajmina ka deklaruar edhe më parë në emisionin “Rudina” të transmetuar në Televizionin Klan se është rikthyer me të dashurin e saj pas një ndarjeje të shkurtër dhe sipas thashetheme çifti ka në plan të martohet së shpejti.

Ka qenë Kastro Zizo ai i cili ka treguar për planet e mikeshës së tij, kur qëndronte i ulur përballë Ermal Mamaqit në emisionin “Xing me Ermalin”.

Në intervistë pasi iu bë pyetja se kur do martohet Zaimina me të dashurin e saj, Kastro Zizo shprehet, “Me cilin djalë?!”, duke lënë të kuptohet se në fakt ai nuk di asgjë për lidhjen e këngëtares, e aq më pak që Zaimina ka plane për martesë.

Megjithatë, Kastro saktëson se Zaimina do të jetë një nënë shumë e mirë dhe e bukur, ndërsa e rendit kolegen dhe mikeshën e tij si një ndër 10 njerëzit me zemrën më të mirë që njeh në jetë./tvklan.al