Autoritetet katalanase nuk do të ndjekin urdhërat që vijnë nga qeveria spanjolle nëse Madridi vendos të marrë rajonin nën kontroll.

Zëdhënësi për çështjet e jashtme të Katalonjës, Raul Romeva tha për

BBC

se qeveria qendrore po vepron kundër vullnetit të katalanasve.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy ka shpallur një plan për shkarkimin e qeverisë së rajonit dhe të pakësojë disa nga liritë e Katalonjës në Parlament.

Parlamenti i Katalonjës do të mblidhet të mërkurën për të vendosur se si do të përgjigjet ndaj kësaj lëvizje të Madridit.

Senati spanjoll pritet që të aprovojë masat mbi qeverinë e Katalonjës të premten, së bashku me disa propozime për zgjedhje të reja rajonale.

/tvklan.al