Të paktën 20 persona duke përshirë edhe dy fëmijë kanë humbur jetën nga përmbytjet në perëndim të Virginia-s .

Sipas Guvernatorit Earl Ray Tomblin, stuhitë e forta dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë shtetin.

Në 44 rajonet e shtetit nga 55 gjithësej është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

permbytjet

Tomblin i cilësoi këto si përmbytjet më të këqija të shekullit të cilat kanë shkatërruar më shumë se 100 shtëpi .

permbytjet 3

Guvernatori tha se 220 ushtarë të Gardës Kombëtare janë duke zhvilluar operacionin e kërkim shpëtimit për gjetjen e të mbijetuarve nga kjo katastrofë natyrore./tvklan.al