Daljet në publik për personazhet e njohur shpeshherë kanë tendencën për të tërhequr vëmendje. Duket se një gjë të tillë ka bërë edhe Kate Middelton.

Dukesha e Kembrixhit ka thyer gjitha rregullat, duke dalë me një fustan të thjeshtë mirëpo mjaft të bukur dhe elegant. Dukesha, Kate Middelton kishte veshur një fustan ngjyrë te kuqe dhe të bardhë ku iu bashkua Princit William në ditën e dytë të turneut mbretërorë të Kanadasë.

dukesha 2

Ky fustan i qëndisur me motivet e flamurit kanadez është dizenjuar nga Alexander McQueen.

Duka dhe Dukesha më pas u bashkuan me kryeminstrin kanadez, Justin Trudeau dhe me gruan e tij Sophie Gregoire Traudeau, të cilët biseduan që kanadezët të ndihmohen në gjitha sferat e jetës.

Çifti ndalesën e fundit e pati në një stacion të sapohapur për rojet bregdetare dhe pastaj u kthyen tek fëmijët e tyre, që i kishin lënë nën përkujdesen e dados. Duka dhe Dukesha kanë dy fëmijë, Princin George tre vjeçar dhe Princeshën Charlotte 16 muajshe./tvklan.al