Pas 4 vjetësh mungesë, Kate Upton kthehet në kopertinën e një prej revistave më të famshme, Sports Illustrated.

Për të tretën herë, supermodelja amerikane zuri faqen e parë të “Swinsuit 2017”, koleksionit të këtij viti për kostumet e banjës.

Me humor, Upton shprehet se këtë vit revista duhet të quhet “Sports Illustrated Nudo”, pasi ajo shfaqet shumë pak e mbuluar.

Në edicionin e sivjetshëm bën pjesë edhe kampionia e tenisit, Serena Uilliams. 35-vjeçarja u shpreh e gëzuar për këtë përvojë dhe tha se përfaqëson ato gra që kanë forma të ngjashme me të.

Të tjera modele të njohura ishin Krisi Teigen, apo 63-vjeçarja Kristi Brinkli, për të cilën vitet duket sikur nuk kalojnë.

Tv Klan