Kategoria : Kallezo

  • Foto/ Aksident i frikshëm në zonën e ish – Bllokut

    Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00, të mëngjesit të sotëm në zonën e ish – Bllokut. Dy automjete, që po udhëtonin në kahe të kundërta me shpejtësi tej normave të lejuara, janë përplasur me njëra – tjetrën.  Për pasojë raportohet se një person ka mbetur i...
  • Kallëzo/ Të rrezikosh jetën me duart e tua!

    Mungesa e sinjalistikës është një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në vendin tonë. Por nuk mungojnë dhe rastet kur drejtuesit e automjeteve, për të shkurtuar distancën “shfrytëzojnë” rrugë të cilat janë me rrezikshmëri të lartë dhe aspak brenda rregullave të qarkullimit. Qytetarët kanë sjellë në rubrikën “Kallëzo” në www.tvklan.al,...
  • “Kallëzo”/Aksident pranë tunelit Tiranë-Elbasan

    Tiranë- Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me shkëmbin. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16 e 10 minuta në dalje të tunelit të Elbasanit në zonën pranë Kërrabës. Bëhet fjalë për një automjet tip benz model A170 me targë AA 705...
  • Kallëzo/ “Gra ruani çantat, hajdutët janë shtuar frikshëm”

    Hajdutët në autobusët urbanë nuk janë një fenomen i pazakontë. Të shumta janë rastet kur ata vjedhin sende të udhëtarëve, duke shfrytëzuar shpesh autobusët e tejmbushur, por edhe “aftësitë” e tyre për të mos u kuptuar nga të tjerët. I tillë mund të konsiderohet edhe rasti i një zonje...
  • Kallëzo/Rruga e harruar prej 26 vitesh

    Mungesa e investimeve në një prej rrugëve më të populluara në qytetin e Shijakut, ka bërë që banorët t’i drejtohen rubrikës “Kallëzo” në www.tvklan.al. Prej 26 vitesh rruga“Maliq Muça” lagjja Popullore, Shijak nuk ka përfunduar kurrë, por e vetmja gjë që është bërë ka qenë vetëm ndonjë shtresë zhavorri apo...
  • Foto/ Aksident në autostradë, disa të lënduar

    Në autostradën Tiranë-Durrës një orë më parë ka ndodhur një aksident automobilistik ku kanë mbetur të lënduar disa persona identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur. Mendohet se drejtuesi i automjetit ka devijuar makinën duke rënë në një kanal anë rrugës pranë Vorës. Autoritetet janë gjendur menjëherë...
  • Video/ Ndryshimi i stacionit të urbanëve të “Tiranës së Re” çorodit qytetarët

    Tiranë- Ndryshimi i vendndodhjes së stacioneve të linjës urbane të autobuzave të  “Tiranës së Re”  ka shkaktuar një kaos dhe shqetësim për udhëtarët e kësaj linje për shkak të informacionit të gabuar që i’u është dhënë atyre  nga ana e operatorit. Një qytetare ka shprehur shqetësimin në rubrikën “...
  • Video/ Përmbyset kamioni në mes të autostradës

    Një kamion i tonazhit të rëndë është përmbysur sot në autostradën Tiranë – Durrës. Ngjarja ndodhi gjatë mesditës, në afërsi të Maminasit. Siç mund të dallohet në këto pamje të mbërritura në redaksinë e tvklan.al, mjeti i tonazhit të rëndë transportonte rërë dhe përmbysja e tij ka shkakuar bllokimin...
  • Foto/ Dy aksidente vetëm gjatë paradites

    Paraditja e së premtes është shoqëruar me dy aksidente automobilistike, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Në afërsi të tunelit të Krrabës, në autostradën Tiranë – Elbasan, një Benz dhe një Renault u përplasën “kokë më kokë”. Siç mund të shihet nga këto foto të mbërritura në redaksinë e www.tvklan.al,...
  • “Kallëzo”/ Të moshuarit e marrin pensionin në sallën e bilardos

    Në fshatin Zvirinë të Korçës, të moshuarit nuk i marrin paratë në zyrat përkatëse, por në sallën e bilardos së fshatit. Në këtë video të mbërritur në redaksinë e www.tvklan.al, në rubrikën “Kallëzo”, shfaqen qytetarë të shumtë të cilët presin të marrin pensionin e tyre në këtë ambient aspak të përshtatshëm....
  • Video/ Vjedhja në urbanin e Tiranës, pasagjerët 20 minuta nën shoqërinë e hajdutit

    Vjedhja e një celulari në autobusin e linjës urbane të  “Unazës”, në Tiranë është kthyer në një makth për pasagjerët. Të bërtiturat e një gruaje, se i  kishin marrë telefonin nga dora, detyroi shoferin e autobusit të mos hapte dyert. Për pasojë, qytetarët janë kushtëzuar të presin për rreth...
  • Kallëzo/ Fëmijët duhet të kalojnë çdo ditë në këtë urë

    Një tjetër shqetësim vjen në rubrikën Kallëzo, në www.klan.al. Këtë herë banorët të fshatit Kodër Laç shprehin problemin e tyre, pasi prej tre muajsh ura që lidh fshatin Laç Harvataj dhe Kodër Laç është shembur. Në këtë urë kalojnë mbi 250 banorë në të dyja anët, si dhe fëmijët...
  • Foto/ Zjarrfikëset “shpëtojnë” nga djegia kamionin

    Një kamion ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.   Zjarri ka rënë në kabinën e kamionit me targa italiane dhe nga hetimet e para dyshohet se ka pasur një masë elektrike.  Gjithashtu mësohet se zjarri ka...
  • Kallëzo/ Fëmijët rrezikojnë jetën, kanali i hapur prej 8- muajsh

    Qytetarët në zonën e Skelës në qytetin e Vlorës prej 8 muajsh janë të shqetësuar, pasi para ambienteve të banesave të tyre është hapur një kanal. Ata kanë përcjellë problemin në rubrikën Kallëzo në tvklan.al. Kanali sikurse duket edhe në foto është hapur nga punonjës të bashkisë së qytetit...
  • Video/ Ja si shpërtheu në flakë makina në karburant

    Lezhë– Një makinë është djegur në  aksin rrugor Laç – Lezhë, pak pasi është furnizuar  me benzinë në një  karburant. Në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al qytetarët kanë sjellë një video ku duket momenti  që automjeti tip “ Ford “ me targë AA 870 AP  është në flakë në karburant....
  • Kallëzo/ Zall Herr, banorët apel Bashkisë: Na “pushtuan” plehrat

    Banorët e fshatit Zall Herr kanë shprehur shqetësimin e tyre në redaksinë e www.tvklan.al. Kjo pasi prej kohësh, ata vuajnë mungesën e pastrimit të zonës ku jetojnë, edhe pse siç deklarojnë, i kanë paguar të gjitha taksa. Banorët kërkojnë ndihmën e Bashkisë Tiranë për pastrimin e mbeturinve, të cilat kanë...
  • Video/ Zjarri djeg banesën, familja mbetet në qiell të hapur

    Një familje me 5 anëtarë, 2 prindërit dhe 3 fëmijët, ka mbetur në qiell të hapur në këto ditë të ftohta. Banesa e tyre është djegur nga zjarri. Familja jeton në fshatin Tuçep, rrethi i Dibrës. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë dërguar këtë video në Televizionin...
  • Dhunimi i biznesmenit, flet vajza: Kjo është e vërteta, gjithë familja ime në spital

    Ylli Sala është biznesmeni që u dhunua ditën e djeshme në fshatin Labinot Fushë në Elbasan. 50-vjeçari, përfundoi i gjakosur dhe me plagë të rënda, në repartin e traumës. Por, ndryshe nga sa u raportua se sherri ka qenë për një kanal të ujërave të zeza, mësohet se shkaku...
  • Në mungesë të ujit, qytetarët gjejnë zgjidhje rrethanore

    Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës shkaktuan jo pak probleme në mbarë vendin. Shumë zona mbetën të bllokuara, pa energji elektrike e pa ujë. Edhe kryeqyteti pati probleme të shumta. Ulja e temperaturave bëri që shumë zona të vuanin mungesën e ujit, për shkak të ngricës. E në...
  • Video/ Situatë kaotike në Rinas, anulohen disa fluturime

    Kjo është situata në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” këtë të enjte. Moti i keq që ka mbërthyer vendin dhe mbarë Europën ka krijuar probleme edhe në lëvizjet me avion.  Për tvklan.al qytetarët shprehen se kanë që prej orëve të para të mëngjesit që presin dhe askush nuk u jep...
Publicitet




Emisione