Kategoria : Kosova

  • Thaçi për “Der Standard”: KE është e padrejtë me Kosovën

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi thotë se Bashkimi Europian është i padrejtë me Kosovën, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. Në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” duke komentuar propozimin e tij që kosovarët të pajisen me nënshtetësi të Shqipërisë ka potencuar se ky propozim “është...
  • Thaçi: Asnjë lider serb s’është aq patriot sa ta njohë Kosovën e pavarur

      Presidenti Hashim Thaçi ka thënë që nuk beson se Serbia ka lider të atyre përmasave që ta njohë realitetin Kosova shtet i pavarur dhe sovran, në mënyrë që, sipas tij, ta çlirojë shtetin e vet nga mitet dhe barra e Kosovës. “Sa më shpejt që Serbia heq barrën...
  • Zgjedhjet dhe vakuumi institucional ndikojnë në Raportin e Progresit

    Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2017, i njohur si Raporti i Progresit, ndryshe nga praktika e deritashme e publikimit në muajt e fundit të viti, do të publikohet në vitin e ardhshëm, thonë zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane e Qeverisë së Kosovës. Raporti, sipas tyre,...
  • Pse Kosova ka më shumë votues sesa banorë?

    Kosova mbetet ndër vendet e rralla apo të vetmet, që ka më shumë votues të regjistruar sesa banorë. Numri i qytetarëve më të drejtë vote, ku përfshihen personat mbi 18 vjeç, sipas listës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 890 mijë votues. Përderisa numri i popullatës...
  • Vrasje me armë, një i vdekur dhe dy të plagosur në Prishtinë

    Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në fshatin Sharban të Komunës së Prishtinës. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Një person është vrarë dhe dy janë plagosur. Vdekja e personit është...
  • Ivanov kërkon zhbllokim të integrimit nga Këshilli Evropian

    E ardhmja evropiane e Maqedonisë dhe e gjithë ajo që bën vendi që më në fund të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ishte fokusi i takimit mes presidentit Gjorge Ivanov dhe presidentit të Këshillit të Evropës Donalld Tusk. Ivanov nga Këshilli Evropian ka kërkuar...
  • Thaçi: Gjykata Kushtetuese, model për gjyqësorin

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në ceremoninë solemne të vitit të tetë gjyqësor, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Duke iu drejtuar gjykatësve dhe prokurorëve, presidenti Thaçi ka theksuar se shteti i Kosovës po ndërtohet mbi parimet Kushtetuese, të gjithë-përfshirjes, të barazisë dhe...
  • Fushata “paralizon” institucionet

    Fushata për zgjedhjet lokale ka paralizuar në masë të madhe punën e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës për shkak të angazhimeve partiake, thonë analistët politikë. Pas 30 ditëve fushatë, tani pritet që të pasojë edhe faza tjetër para balotazhit, që do të mbahet më 19 nëntor, periudhë kjo, e...
  • Haradinaj flet për takimin me Brian Yee

    Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për çështje evropiane dhe Euroazi, Hoyt Brian Yee ka qëndruar në Kosovë. Ai është pritur nga liderët politikë kosovarë, ndër ta edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Haradinaj ka thënë se me Yee ka folur për të ardhmen euro-antlantike të Kosovës, domosdoshmërinë e fuqizimit të sundimit të...
  • Yee nis vizitën zyrtare në Prishtinë

    Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë. Zyrtari i lartë amerikan, takimin e parë e zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe vijoi me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin si dhe pritet të takojë edhe kryeministrin Ramush Haradinajn. Yee  do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues...
  • Rruga e ngadalshme e Kosovës drejt BE-së

    Perspektiva evropiane dhe procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, në vazhdimësi mbetet pjesë e diskursit të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, si edhe të zyrtarëve të vetë BE-së, por dinamika e këtij procesi ende nuk i ka përmbushur zotimet e të dyja palëve lidhur me këtë proces,...
  • Presidenti Thaçi pret ish zëdhënësin e NATO-s, Jamie Shea

    Presidenti, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Zëvendës-Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ish zëdhënësin e NATO-së gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Jamie Shea. Presidenti duke i shprehur mirëseardhje, u shpreh se qytetarët e Kosovës do t’i jenë mirënjohës përgjithmonë që ishte zëri i tyre në...
  • Zgjedhjet krijuan hartën e re politike nëpër komuna

    Zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë kanë krijuar një hartë të re politike, nëse merren parasysh fitoret e kandidatëve për kryetarë në secilën komunë veç e veç, krahasuar më zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013. Partitë e mëdha që kanë qeverisur vitet e fundit në Kosovë,...
  • Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për zgjedhjet

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përgëzuar popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të rrethit të parë të zgjedhjeve komunale. “Ne e çmojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisionerët e Vendvotimeve, OSBE-në, si dhe të gjitha ekipet monitoruese dhe vëzhguese për punën e madhe që kanë bërë. Gjersa ne...
  • Kush shkon në balotazh dhe kush fitoi garën

    Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara online, mund të dihet tashmë se shumica e komunave të mëdha do të shkojnë në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Ndërsa në disa komuna kryetarët janë zgjedhur qysh në raundin e parë të votimeve. Nga të...
  • Thaçi: Mbarëvajtja e zgjedhjeve, forcim i demokracisë së shtetit

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar procesin zgjedhor për të cilin ka thënë se përmbush standardet europiane. “Mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë. Përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës që treguan kulturë të lartë demokratike, organizatorët, partitë politike,...
  • Mbyllen votimet në Kosovë, pjesëmarrja rreth 44 për qind

    Në Kosovë të dielën u mbajtën zgjedhjet lokale. Gara zgjedhore u zhvillua në 38 komuna, ku u votua për kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të asambleve komunale.  Të drejtë vote kishin më shumë se 1 milion e 890 mijë qytetarë. Këtë të drejtë, sipas KQZ-së, e kanë...
  • Exit Poll-i : Gjilani në balotazh mes LDK-së dhe Vetëvendosjes

    Gjilani do të shkojë në balotazh. Kështu të paktën, sipas EXIT POLL-it të Klan Kosovës. Për njërin nga qytetet më të rëndësishme në Kosovë do të përballen Lutfi Haziri i LDK-së dhe Sami Kurteshi i Vetëvendosjes./Klan Kosova  ...
  • Kosovë/Delawie: Jam i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

    Ambadasori amerikan, Greg Delawie, është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 22 tetorit, në Kosovë. Ai për Klan Kosovën tha se gjatë tërë ditës kanë bërë vëzhgime në Ferizaj, Shterpcë, Prizren dhe vende të tjera.  “Ambasada jonë ka 36 ekipe të ndryshme që po e bëjnë...
  • Kosovë/KQZ: Pjesëmarrja e votuesve 29,19%

    Deri në orën 15, kanë votuar 29,19% e votuesve kosovarë. Mamusha vazhdon të prijë me pjesëmarrje me 54.56 përqind e pasuar nga  Shtërpca me 42,37%, pasuar nga Kllokoti me 45.38%.. Ndërsa vetëm 19,87% e votuesve të Skenderajt kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese. Në kryeqytet, pjesëmarrja ka arritur...
Publicitet




Emisione