Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për t’iu hequr imunitetin katër deputetëve të opozitës, nën akuzat se kanë nxitur dhunë brenda kuvendit.

Rasti daton nga muaji shkurt, kur parlamenti u ka hequr imunitetin dy deputetëve pro-rusë, Andrija Mandiç dhe Millan Knezheviç, ndërsa deputetët rivalë më pas janë përleshur dhe kanë fyer njëri-tjetrin brenda ndërtesës së kuvendit.

Mandiç dhe Knezheviç, nga partia opozitare Fronti Demokratik, janë zhveshur nga imuniteti nën dyshimet se kanë qenë të përfshirë në një përpjekje për grushtshtet kundër Qeverisë malazeze, në tetor të vitit 2016.

Në një seancë të tensionuar, që ka zgjatur deri në mesnatën e kaluar, ligjvënësit kanë votuar për t’iu hequr imunitetin deputetëve të Frontit Demokratik: Marina Jociç, Millutin Gjukanoviç, Branko Radulloviç dhe Millan Knezheviç, për shkak të dhunës në muajin shkurt.

Mocioni kundër tyre është kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit. /REL