Katër ministrat e rinj të qeverisë Rama pas betimit para Presidentit të Republikës Bujar Nishani, janë drejtuar drejt ministrive përkatëse për të marrë detyrën.

 Ftmir Xhafaj është drejtuar drejt Ministrisë së Brendshme, ku u prit nga ministri në largim, Saimir Tahiri.

 Ndërsa Eduart Shalsi mori detyrën nga Bldi Çuçi si Ministër i Çështjeve Vendore, ndërsa Olta Xhaçka si Ministre e Mirëqenies dhe Ogerta Manastirliu si Ministre e Shëndetësisë.

 “Mirënjohje të veçantë Bledi Çuçit për rolin kryesor në realizimin e reformës historike territoriale,” shkroi Shalsi në Tëitter pasi mori detyrën.

 Katër ministrat e rinj të qeverisë Rama dje morën aprovimin e parlamentit ndërsa më herët gjatë ditës së sotme u betuan para Presidentit Nishani./tvklan.al