Duke filluar nga viti i ardhshëm nxënësit e katër shkollave 9-vjeçare në Tiranë do të qëndojnë në mjediset e insitucionit arsimor nga ora 08:00 deri në 17:00. Atje do të konsumojnë ushqim, do të zhvillojnë aktivitet argëtuese dhe do të kryejnë detyra e shtëpisë.

Projektvendimi për të pilotuar këtë projekt në shkollën “Ardian Klosi”, “Betim Muco”, “Hasan Tahsin” dhe Shkollën e Kuqe u miratua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Erion Veliaj:

“Kjo nuk është diçka që nxjerr dikë nga varfëria, po është një mënyrë se si këto familje ndihmohen modestisht qoftë me vaktin qoftë edhe me një mësues që në fund fare është i paguar nga Bashkia për orët shtesë që bën”.

Demokratët deklaruan mbështetje me kusht për projektin ndonëse e konsideruan kopje të keqe të atij që Lulzim Basha ka prezantuar më herët.

Kreshnik Çollaku:

Garantojmë këtë proces që ndodh jo vetëm në 4 shkolla pilot të Tiranës, por në të gjithë shkollat e Republikës së Shqipërisë me ushqimin falas për çdo fëmijë të qytetarëve shqiptarë. Pra jeni duke kopjuar keq, nuk është e juaja, por pa turp aplikojeni drejt dhe po të doni ju ndihmojmë.

Një tjetër pikë që u kundërshtua nga të djathtët në Këshill ishte zëvendësimi i palmave me pisha në të dy anët e autostradës, nga mbikalimi i Kamzës deri tek ai i Kasharit. Projekt i cili kushton rreth 2.5 milionë euro.

Bashkia e Tiranës miratoi gjithashtu rritje pagash për punonjësit e sektorit mbështetës të zjarrfikësve ndërkohë që ka parshikuar ndertimin e një qendre kulturore hebraike dhe ristrukturimin e Teatrit Kombëtar.

Tv Klan