Katër persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur pas mesnate në hyrje të Prishtinës.

Tre burra dhe një grua kanë ndërruar jetë në aksidentin që ndodhi tek rreth-rrotullimi në Lakrishte.

KALLXO.com mëson se vetura e cila ra nga ura në hyrje të Prishtinës është me targa të Gjermanisë ndërsa në të po udhëtonin pesë qytetarë na Vitia tre meshkuj dhe dy femra.

Në tragjedi vetëm njëra nga gratë që po udhëtonte me makinë ka  arritur të shpëtoj por gjendja e saj në QKUK ende nuk është e stabilizuar. /klankosova