suriKrishtlindjet po afrojnë dhe miliona fëmijë në botë kanë filluar të shkruajnë letrat e dëshirave, pak a shumë të realizueshme.  Kësaj tradite shekullore i bashkohen edhe fëmijët e të famshmëve, por kërkesat e tyre janë më “ekstravagante”.

Kështu kanë qenë edhe dëshirat e vajzës së Katie Holmes dhe Tom Cruise, tashmë të ndarë që në vitin  2010.

Aktorja në një intervistë televizive zbuloi se ishte “tmerruar” nga letra e vajzës së saj Suri, e cila është 8-vjeçe.

“Në shtëpinë tonë, kemi filluar përgatitjet për Krishtlindje, ndërsa vajza ime, e cila është shumë e organizuar, tashmë ka përgatitur edhe letrën e dëshirave. Unë jam e shqetësuar për sa i përket kërkesave që ajo ka bërë, sepse dëshiron që çdo kërkesë e listës së saj duhet të plotësohet. Suri kërkon një qenush të vërtetë, një varëse rozë dhe 2 palë këpucë për mikun me katër këmbë” – është shprehur ish-bashkëshortja e Tom Cruise.

Këto kërkesa të Surit nuk janë edhe aq të shtrenjta për dy prindër si Katie Holmes dhe Tom Cruise.

tvklan.al