1Sëbashku me Lenny Kravitz, këngëtarja Perry do të jetë protagonistja e çeljes së spektaklit “SuperBowl 2015”. Emisioni sportiv më i prituri nga amerikanët do të zhvillohet me 1 shkurt në stadiumin Glendale në Arizona, ku do të përballet skuadra e New England Patriots dhe Seattle Seahawks.

Yje të mëparshëm të këtyre edicioneve kanë qenë, Madonna, Beyonce dhe Christina Aguilera. Edicioni i vitit 2014 u çel me Justin Timberlake dhe Janet Jackson, të cilët ishin ndër më të preferuarit.

tvklan.al