Katy PerryTeksa shumë femra në botë po mundohen të ngjasojnë me pamjen e jashtme të Kim Kardashian, Katy Perry ka zgjedhur të imitojë të ëmën e yllit të Reality Show-t, Kris Jenner.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar një foto me flokë të shkurtra duke shkruar se ka dashur të ngjasojë me pamjen e Jenner.

Të menjëhershme kanë qenë komentet e fansave të cilët kanë ndarë mendimet e tyre.

Disa janë shprehur se u mungon Katy me pamjen jo – serioze dhe ngjyrat e theksuara në flokë.

tvklan.al