Zyrtarizohet historia e dashurisë mes Katy Perry dhe Orlando Bloom. Madje jo vetëm kaq, por dyshja e famshme mësohet se janë më të dashuruar se kurrë.

Amerikanja “Us Weekly” raporton se Perry dhe Bloom u panë bashkë gjatë fundjavës në një festë në Los Angeles. Një burim tha për revistën se, ata ishin gjatë gjithë mbrëmjes krah njëri – tjetrit duke u puthur e kërcyer.

Po sipas burimit, nuk ka asnjë dyshim se këngëtarja 31 – vjeçare dhe ylli i “Pirateve të Karaibeve”, 39, janë të lidhur.

perry-bloom1

Javën e shkuar, Perry dhe Bloom u fotografuan teksa po largoheshin nga një koncert i Adele. Ata u panë bashkë për herë të parë në Janar, gjatë festës së mbajtur pas ndarjes së çmimeve “Golden Globes”. /tvklan.al