deputetetDeputetë të opozitës ishin sot në Kavajë ku protestuan bashkë me qytetarët për shembjen e memorialit të demokracisë.

Kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka tha se kryeministi Edi Rama do ta paguajë të gjithë këtë revansh që ka ndërmarrë ndaj demokratëve dhe gjithë shqiptarëve.

Ndërsa deputetët Arben Imami e Aldo Bumçi  e cilesuan  shembjen e memorialit si një akt barbar e primitiv, të denjë për një njeri pa vlera si Edi Rama. Sipas tyre, nga Kavaja do ringjallet vala e demokracisë së lirë për të gjithë shqiptarët.

Tv Klan