Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Fier, fatmirësisht pa pasoja për jetën. Dy fëmijë të mitur të moshës 9 dhe 10 – vjeç u përplasën nga një i ri që udhëtonte më një motor.

Ngjarja në fjalë, sipas policisë ndodhi rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Shkolla e Muzikës”.

31 – vjeçari E.R, banues në lagjen “1 Maji”, lëvizte me motomjetin “Kavasaki” me targa AK 210, kur përplasi dy fëmijët e mitur.

Këta të fundit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisaria 31 – vjeçarin, ku po kryhen veprimet proceduriale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./tvklan.al