Kazuyoshi Miura muajin e ardhshëm do të mbushë 51 vjeç, por nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur. Sulmuesi japonez zgjati edhe për 1 vit kontratën me Yokohama FC, skuadër e ligës së dytë.

Ky do të jetë sezoni i 33 për Miura, i cili është aktivizuar në të kaluarën edhe në Europë te Genoa në Itali dhe Dinamo Zagreb në Kroaci.

Kazu siç njihet ndryshe në ambientin sportiv është futbollisti më i moshuar në nivel profesionit, madje zotëron rekordin për një gol të shënuar në moshën 50 vjeç e 14 ditë. Kazuyoshi Miura numëron edhe 55 gola në 89 ndeshje me përfaqësuesen e Japonisë.

Tv Klan