Adelina TahiriKëngëtarja Adelina Tahiri ka bërë një gjest aspak të hijshëm për një femër, mbi të gjitha kur je edhe person publik.

Këngëtarja ka postuar një foto në rrjetin social  “Facebook”, teksa gjendet në makinë bashkë me shoqen e saj, por e gjithë bukuria e fotos prishet teksa sheh se të dyja bukuroshet kanë bërë një gjest, që mund t’i tolerohet vetëm meshkujve.

Ose vajzave ua ka bërë “borxh” dikush të reagojnë në mënyrë të tillë, ose ato e kanë bërë me vetëdije këtë, sepse lexohet qartë që të dyja duken mjaft të kënaqura për këtë pozë. Shumë prej fansave të këngëtares lëshuan një lumë kritikash në adresë të saj.

Me të tilla gjeste veçse mund t’i ulësh pikë vetes dhe në rastin konkret këngëtares Tahiri mund t’i pakësohen fansat.

M.Sejdini