Keidi Bare debutoi me ekipin e parë të Atletico Madrid. Mesfushori i Kombëtares Shpresa u aktivizua si zëvendësues në ndeshjen e Kupës së Mbretit me Las Palmas, një sfidë e humbur me rezultatin 3 – 2 në fund.

19-vjeçari hyri në fushë në minutën e 79’ dhe arriti të fitonte disa dyluftime. Keidi Bare vlerësohet nga Diego Simeone, pasi mund të luajë në disa pozicione në mesfushë, ndërsa ka edhe cilësi mbrojtëse, por ka edhe një goditje të mirë.

Shqiptari është pjesë e klubit madrilen prej disa vitesh, duke u aktivizuar me skuadrat e moshave. Keidi Bare aktivizohet me ekipin e dytë të Atletico Madrid dhe thirrja me skuadrën e drejtuar nga Simeone do të thotë shumë për karrierën e mesfushorit të ri./ TV KLAN