kek leng limoniPërbërësit:

Vezë: 5 kokrra

Sheqer: 5 filxhan kafe

Miell: 5 filxhan kafe

Lëng limon: 1.5 filxhan kafe

Sodë

Shërbeti: 3 gota ujë, 1.5 gota sheqer

Përgatitja

Rrahim në fillim vezët dhe sheqerin, më pas shtojmë lëngun e limonit. I përziejmë mirë, dhe në fund shtojmë miellin dhe sodën.  Brumi nuk duhet të forcohet. Më pas e hedhim në tepsi të lyer me gjalp.

Shërbeti: Në një tenxhere ziejmë 3 gota ujë me 1.5 gota sheqer.

Pasi është pjekur keku, e lemë të ftohet dhe më pas i hedhim shërbetin e vakët.

tvklan.al