kek me mollePërbërësit

3-4 kokrra mollë

2 të verdha veze

150 gr sheqer

180 gr miell

50 gr gjalpë

½ gotë qumësht

1 majë luge kripë

Përgatitja

Në fillim qerojmë mollët dhe i ndajmë në feta – feta dhe i lëmë gati në një pjatë. Më pas përgatisim brumin. Hedhim të verdhat e vezëve në një tas, më pas shtojmë sheqerin, i përziejmë dhe shtojmë 25 gramë gjalpë (pjesa tjetër do na duhet më vonë), hedhim qumështin, miellin dhe shumë pak kripë. Pasi kemi përgatitur brumin e hedhim të tepsi dhe në fund shtojmë fetat e mollës. Pjesa e mbetur e gjalpit, bashkë me pak sheqer hidhet sipër mollëve. E vendosim në furrë për rreth 20 minuta.

tvklan.al