kek me mollePërbërësit:

350 gr miell

200 gr gjalpë në temperaturë ambjenti

3 vezë

3 mollë

1 pako të vogël maja ëmbëlsirash me shije vaniljeje

Lëkurën dhe lëngun e një limoni

Pak kripë

Sheqer

Sheqer pluhur për spërkatje

 

Përgatitja:

Fillimisht marrim mollët, i presim në feta të holla dhe i spërkasim me lëngun e limonit që të mos nxihen e ndërkohë përgatisim brumin e kekut. Në një enë të thellë hedhim sheqerin, gjalpin dhe pak kripë e i rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik derisa të krijohet një masë e fryrë në ngjyrë të hapur. Shtojmë më pas vezët, lëkurat e limonit dhe majanë për embëlsirat duke mos e ndërprerë rrahjen.

E hedhim brumin në një tavë të spërkatur me gjalpë dhe miell më parë, e nivelojmë dhe vendosim sipër fetat e prera të mollëve. E pjekim ne furrë të ngrohur më parë në temperaturë 190 gradë për 30-40 minuta. Pasi ta heqim e lemë të ftohet dhe para se ta shërbejmë e spërkasim me sheqer pluhur.