Këlcyra është përjashtuar nga kampionati pas dhunës ndaj gjyqtarëve në ndeshjen me Përmetin. Komisioni i Disiplinës dha vendimet për ngjarjen e së dielës së kaluar që ishin të ashpra. Entilion Kamberi, Renis Spahiu dhe Kamber Kamberaj nuk kanë më të drejtë të luajnë futboll.

Me nga 2 vjet janë përjashtuar lojtarët Fatjon Sakollari, Meleq Xhakollari, Fredi Kamberi dhe Kristi Koshi. Nuk i ka shpëtuar dënimit edhe trajneri Robert Spahiu që nuk mund të jetë pjesë e futbollit për 1 vit.

Dhuna në fushë dhe ndërprerja e sfidës së Kategorisë së Dytë i dha fitoren në tavolinë ekipit të Përmetit. Komisioni i Disiplinës vendosi të kalojë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Luftëtarin, pasi ekipi i Bylisit nuk u paraqit në kohë për sfidën e kthimit. Skuadra gjirokastrite mori fitoren në tavolinë me rezultatin 3 –  0.  

Disiplina mori masa edhe për incidentet në sfidën e Kupës mes Vllaznisë dhe Tiranës. Gjobë 100 mijë lekë për sjelljen e tifozerisë shkodrane, ndërsa do t’i mungojnë për 2 ndeshje Ardit Krymi dhe Erjon Hoxhallari. Drejtori sportiv i Vllaznisë, Eugent Zeka është dënuar me 8 takime për protestat ndaj gjyqtarëve të sfidës.

Tv Klan