Kampionia Olimpike nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka fituar çmimin më të rëndësishëm në karrierën e saj.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka zgjedhur xhudistët më të mirë, dhe Kelmendit i ka takuar çmimi “Best Female Judoka 2017”.

“Të shpresojmë që sonte Kosova e jonë të kurorëzohet me çmimin ekuivalent me Topin e Artë në Futboll”, kishte shkruar dje trajneri i saj, Toni Kuka, para nisjes së ceremonisë.

Dhe kështu doli të jetë. Majlina Kelmendi tashmë e ka në duart e saj, trofeun e xhudistes më të mirë të sotme që ka bota./Klan Kosova