Objekt i kamerës së fshehtë të emisionit “STOP” është mënyra e marrjes së kempit, duke paguar plot një milion lekë të vjetra nën dorë. Një qytetar, që ka mbetur pa dorë në vitin 1997, është përjashtuar nga përfitimi i kempit me ligjin e ri.

Mjeku i Pukës, njëkohësisht kreu i KMCAP Pukë, Florian Paloka i merr këto para, i fut në çantë, duke kërkuar të mos ketë dëshmitarë të skenës dhe bën sekserin pranë KMCAP-it qendror, që qytetarit t’i rinjihet kempi. Para komisionit qytetari konsiderohet me të dyja duart të prera.

Një qytetar i Pukës i është drejtuar emisionit “STOP” për të denoncuar Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve, pasi ai në vitin 1997 ka humbur një dorë, por është përjashtuar nga përfitimi i kempit me ligjin e ri.

Mjeku Florian Paloka, gjithashtu kreu i KMCAP Pukë, i ofron ndihmë, por në këmbim të parave. Pasi komunikon dhe me një komisioner të KMCAP-së Tiranë, ai merr rolin e  sekserit, duke ai i kërkuar personit me aftësi të kufizuara 1 milionë lekë të vjetra.

Doktori

Ça bone?

Qytetari – Hajde këtu! Si ia kalove? U lodhe, a?

Doktori

A je? Ça bone?

Qytetari – Hiç për zotin!

Qytetari – A di gjë, kur e kam komisionin? Jo.

Doktori

S’e di! Kam ra 300 muj ditë. Më thanë një herë, ashtë… kaq e aq, tërr e vërr. Thashë të vijnë … të interesohet, është më mirë ta ninë vetë, me veshët e vet.

Qytetari –

A kena me taku atë?

Doktori –

Jo, mo! Po të çoj aty një herë. Të shofim datën një herë. Masanaj shofim, është problemi të shofim datën. I thashë: “Jam t’u prit i djalë, që ka kshu, kshu hallesh, kshu problemesh, hallexhi. Shif, kam qef me e ndihmu, me e ndihmu në mujsha”.

Qytetari – A e ke taku atë që do i japim lekët?

Doktori –

E kam taku, e kam nejt me të. Është e vështirë puna e atyre. Kanë frikë, kanë shumë frikë. Ta gjejmë datën një herë, mrapa e gjejmë.

Qytetari –

Po me ia dhënë lekët më para atij të komisionit?

Doktori –

Xxx mos më ban pyetje kot! Ti s’ke nevojë me ma bo kurrë i pyetje. Dakord je?

Qytetari

Po! Në rregull.

Doktori –

Po e bamë, do ta bojmë pa pyetje. Edhe pa fol hiç, tak.

Qytetari –

Ok!

Doktori

Edhe do të them bahet, s’bahet. A më kuptove?

Qytetari

Ahaa.

Doktori

S’ka nevojë këtu me u përfshi as komisioni, as stërkomisioni. Ka nevojë na me krye punë.

Qytetari – Në rregull!

Doktori

Në e bëfsha, mirë! S’e bojsha, ne shnosh!  Na me zor s’mund t’i bimë kujt më qaf.

Qytetari – Jo, jo!

Doktori –

Shumë e vështirë është. Jo e vështirë, po super e vështirë.

Doktori –

Atë ditë, që të vish në shtatë e gjysëm, ke për të qënë para asaj derës, aty ku thotë kempi epror. Je tu më nigju?

Qytetari – Po!

Doktori –

Ke me taku një burrë nja 60 vjeç. Është si tullac, është tullac, nja 60 vjeç, një burrë trup mesatar është. Ke me i thanë emrin tim, jam i filanit. A më kuptove?

Qytetari – Po!

Doktori

Ti ke punë veç me shku aty. Më shtatë e gjys me qenë me … aty në mëngjes. Masanaj, të tjera duhen gjëra përpara me i akordu.

Qytetari – A don para lekët?

Doktori

S’bëhet llaf, se s’kam si me i than burrit t’huj. Ti duhet me i pru… Me sa jena sot?

Qytetari – Sot X më duket.

Doktori –

Më X! Nejse, unë kam kujtu se ti i bin sot, po nuk prish punë.

Qytetari – Ndoshta më vonë. Të shkoj, t’i marr te…

Doktori –

I merr këtu?

Qytetari – Po!

Doktori –

Po, në i marrsh këtu, aq më mirë!

Qytetari – A takohena ma vonë?

Doktori

Ma

vonë! E unë kryj punë me burrin e huj direkt.

Denoncuesi merr paratë dhe shkon te spitali i Pukës për t’ia dorëzuar mjekut Paloka.

Doktori –

Unë jam tu dal te kirurgjia. Bisedo me Xxxx! Unë jam tek shkallët.

Hajde me mu! Pse më ke pru njerëzit? S’du asnjë njeri me vete!

Doktori –

Futi cetu! (këtu)

Qytetari – A je tu i numëruar?

Doktori –

S’jam tu i numëru, hë i q… robt!

Qytetari – Në rregull!

Doktori

Na ec puna, e ke të mbarume! S’na eci, i ke…

Në fund shkon te Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve Tiranë, ku përballet me kryetarin 60 – vjeçar, i cili ishte dhe personi që i kishte treguar mjeku Florian Paloka.

Kryetari

Xxx si je? Protezë nuk ke vënë?

Qytetari – Jo!

Kryetari

Nuk ke vënë. Kur i ke prerë duart?

Qytetari – Në 97-tën.

Kryetari

Ti s’ke ndonjë gjë, ndonjë aktivitet ndonjë punë, nuk ke? Nuk punon dot?

Qytetari – Jo!

Kryetari

Ku banon?

Qytetari – Në Pukë.

Kryetari

Ok! Po mirë, shko atëherë!

Qytetarit i njihet kempi, pasi komisioni i KMCAP-së Tiranë e konsideroi invalid pa të dy duart, duke justifikuar në këtë mënyrë ligjin e ri./

tvklan.al