23 kopshte të kryeqytetit do të rikonstruktohen, me anë të nismës së Bashkisë “Adopto një kopësht”. Puna ka nisur nga kopështi numër 2 në zonën e 21 Dhjetorit, prej ku kryebashkiaku Veliaj ripërsëriti qëndrimin e tij për ndërtimin e  këndit të lojrave në Koodrat e Liqenit dhe njëherazi bëri të ditur projektin për 11 kënde lojrash, 1 për çdo njësi administrative.

Drejtori i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, ka kërkuar ndërprejen e punimeve  për sa kohë, selia blu i është drejtuar komisionit qendror të zgjedhjeve për referendum lokal.

Edhe shoqëria civile ka vazhduar nga ana tjetër protestat pranë Kodrave të Liqenit, për të mundësuar bllokimin e këtij projekti, që sipas tyre dëmton parkun.

Tv Klan