Supermodelet Kendall Jenner dhe Gigi Hadid kanë marrë gjithë vëmendjen në javën e modës në Paris pasi kanë bërë një ndryshim rrënjësor në pamjen e tyre.  Kendall e cila gjithmonë ka pasur flokë të zinj është transfomuar në bjonde duke ndryshuar tërësisht.Edhe shoqja e saj e ngushtë Gigi ka lyer në ngjyrë të errët, flokët  e saj të verdha natyrale.

Të dyja kanë qenë kryefjala e javës së modës në Paris dhe kanë shklëlqyer teksa kanë pozuar për Balmain. Shtëpia  e modës për të cilën ato sfiluan postoi një foto të dy supermodeleve bashkëngjitur së cilës shkruhej: “Kendall bjonde dhe Gigi brune për Balmain 2016.”

Më herët Gigi dhe Kendall u panë në rrugët e Parisit të veshura  me shumë stil, pak para se të shkëlqenin në pasarelë./tvklan.al