hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh

Pasi kanë shpenzuar një fundjave plot me aktivitete sëbashku në Cannes dhe Monaco, Kendall Jenner dhe Lewis Hamilton kanë mbresa të mira nga njëri – tjetri.

Kështu ka thënë një burim për US Weekly, pasi ka konfirmuar se Jenner dhe Hamilton vijojnë të mbajnë kontakt edhe pasi janë kthyer nga festa e një jave më parë.

Ata janë parë duke flirtuar pothuajse gjatë gjithë kohës.

Sipas një burimi, ylli britanik i Formula 1, ka folur pas Festivalit të Filmit në Cannes edhe me disa miq për Kendall Jenner.

Unë do të kisha shumë dëshirë të dilja me të. Ajo është shumë e lezetshme dhe inteligjente, mësohet të ketë thënë 30- vjeçari.

Sipas të njëjtit burim, Hamiltonin pas ndarjes nga Nicole Scherzinger, nuk e pengon asgjë për të krijuar një lidhje të re.

tvklan.al