Angazhimet e shumta dhe projektet e reja kanë detyruar modelen e famshme amerikane Kendall Jenner të mbyllë aplikacionin e saj për Smartphone.

Ylli amerikan i Reality Show-t iu drejtua admiruesve të saj përmes një postimi në websajtin e saj personal, ku thotë se vitin e ardhshëm nuk do ta përditësojë më aplikacionin e saj, ku jepte këshilla bukurie, stili dhe shopingu për 2.99 dollarë në muaj. Jenner le të kuptohet se po përgatitet për projekte të reja.

22-vjeçarja është një prej modeleve më të paguara në botë për vitin 2017, sipas renditjes së presitgjozes Forbes. Të ardhurat e saj arrijnë në 22 milionë dollarë në vit.

Tv Klan