kenga imeNë takimin e gjashtë muzika tradicionale dhe qytetare në festivalin “Kënga ime” solli mbrëmë një tjetër natë tingujsh dhe krijimesh origjinale. Orkesta e Televizionit Klan nën dejtimin e Maestros, Sajmiri Çili e nisi këtë mbrëmje me tingujt e muzikës korçare të këngetares, Ermira Kola. Ndërsa motivet e Shqipërisë së mesme i solli, Pajtim Struga.

“Bini ju o fyej bini” ishte kënga e re që Marsona u prezantua në “Kënga ime” duke sjellë kështu muzikën e vendlindjes së saj, Gramshit. Shumë e kënduar në festa familjare dhe jo vetëm, në skenën e Tetarit të Televizionit Klan, muzika tradicionale qytetare tepelenase u përfaqësua me grupin, Ali Pasha. Si gjithnjë i veçantë në përzgjedhjen e tij, mjeshtri Albi Nako surprizoi me koreografinë.

Ndërthurja e baletit bashkëkohor me muzikën tradiconale ishte zgjedhja për këtë mbrëmje. Fituesja e çmimit special si këngetarja deputuese më e mirë në edicionin e parë të “Maratones së Këngës Popullore” në Televizion Klan, Iris Bega ishte konkurentja e radhës.

Në këtë mbrëmje Pashke, Aleksandër Lalo surprizoi me ngjitjen në skenë të nipit të tij, jo për të kënduar por për të shpëndarë vezët e kuqe të Pashkës. Shumë i njohur në Dibrën e Madhe, Samir Shehu emocioni me tingujt e muzikës dibrane dhe këngën për lumin Radika.

Tv Klan