Ardit Gjebrea në bashkë-prezantim me Arjola Shehu e Nevina Shtylla dhe aktorët e humorit Besart Kallaku e Erion Isai, do të përcjellin për tri mbrëmje konkurrimin për këngën më të mirë të 2017. Në 20 e 30 në një transmetim të drejtpërdrejt në Televizionin Klan, nga Pallati i Koncerteve, do të ndizen dritat për 25 këngëtarët e gjysmëfinales së parë.

Juliana Pasha, Venera Lumani, Olti Curri, Uliks Krajka dhe Sardi Shehu janë aty për të gjykuar 9 të rinjtë e parë nga kategoria “Artistët e Rinj”. Tre jeshile dhe fitojnë të drejtën për t’u vlerësuar me pikë nga kolegët e tyre për të qenë ose jo në finalen e së shtunës.

Këngëtarë karriere, zëra të konfirmuar të kënduarit drejtpërdrejt, në kurikulimin e tyre shtojnë edhe një pjesëmarrje, atë në “Kënga Magjike”. Ende pa nisur, konkurrimi më i fortë duket se do të jetë mes baladash. Këtë edicion të 19 janë mbizotëruese.

Tv Klan