Reperi Eminem ka publikuar një këngë kundër presidentit aktual të  SHBA-së.

Teksti i këngës bazohet në qëndrimet që kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump  ka mbajtur ndaj Koresë së Veriut, vendimet e ndryshme që kanë ngjallur reagime në mbarë botën apo edhe sulmet e tij ndaj lojtarëve të futbollit amerikan.

Kjo këngë ishte një stil i lirë për të shprehur gjendjen e  tij  por dhe të gjithë  amerikanëve që nuk e duan Trump.

44 -vjecari  thotë se më mirë të  mbështesim Barac Obamën pasi Trump që është  tani në zyrë është një kamikaz e  mund të shkaktojë holokaust bërthamor.  

Shumë njerëz të  famshëm e  pëlqyen këngën e  mbretit të repit dhe e kanë  shpërndarë masivisht.  

Burimi: Klan Plus

Përgatiti: V. Masho