Mund të konsiderohet edhe si mbrëmje shqiptarësh ajo MTV European Music Awards 2017. Një event i zhvilluar mbrëmjen e të dielës në Londër, ku ashtu si çdo vit jepen vlerësimet për hitet më të mira të muzikës europiane.

Prezantuese ishte Rita Ora, e cila si gjithmonë spikat në përzgjedhjet e mënyrave për të tërhequr vëmendje. Ajo u shfaq në tapetin e kuq, me një veshje, që më shumë i përngjante një robdëshambëri. Komentet për veshjen e yllit britanik të muzikës vërshuan nëpër rrjetet sociale, ku spikasnin ato me nota humori. Njëra nga komentueset shkruante se shpresonte që duke marrë shembull Ritën, të lejohej të shkonte në punë me pizhame të hënën.

26-vjeçarja spikati edhe me performancën e saj me hitet “Your Song” dhe “Anywhere”, për të cilat iu dha vlerësimi ‘fuqia e muzikës.

Vlerësimin për artisten më të mirë të re e mori shqiptarja tjetër e famshme nga Kosova, 22-vjeçarja Dua Lipa.

Ndërsa shqiptari Ermal Meta mori vlerësimin për veprën më të mirë italiane.

Kjo është hera e gjashtë, që ceremonia e European Music Awards organizohet në Londër, që prej vitit 1996.

Tv Klan