Këngëtari i famshëm turk, Emre Altug, raportohet se ka nisur një lidhje të re dashurie me Buse Narci, aktore e njohur për historinë e dashurisë me aktorin Ozcan Deniz.

Sipas medies turke, 44-vjeçari Ozcan Deniz, i njohur për shqiptarët me rolin e “Kahramanit” në serialin që po transmetohet në Televizionin Klan “Një pjesë e Imja”, po shkonte drejtë martesës me aktoren 21 vite më të re në 2016-ën kur u ndanë papritur.

2

 

6

Ozcan Deniz dhe Buse Narci në pushime

23-vjeçarja tashmë duket se ka gjetur qetësi në krahët e këngëtarit Emre Altug, baba i dy fëmijëve nga martesa e mëparshme me modelen dhe aktoren Cagla Sikel.

Sipas “Haberturk” Altug dhe Narci janë në një romancë prej dy muajsh. Aktorja e re raportohet se edhe Vitin e Ri e ka kaluar në shtëpinë e këngëtarit në Ortakoy, Stamboll./tvklan.al