Videoklipet e tij janë gazmore dhe me ritme që nuk u reziston dot pa kërcyer. Këngëtari Koreano – Jugor, PSY u bë i famshëm në mbarë botën me këngën “Gangnam Sytle” e cila mban rekordin e klikimeve në Youtube, plot 2.8 miliardë.

Mbreti i rrymës K-Pop, është kthyer me 2 këngë të reja, “I Luv it” dhe “New Face”, me shpresën se prurjet e fundit do të përsërisin suksesin e vitit 2012 dhe ndoshta mund të thyjnë rekordin e “Gangnam Style”.

PSY thotë për mediat se objektivi i tij mbetet i njëjtë edhe në këngët e reja, të bëj të kërcej njerëzit e të kthehet në një fenomen. /TvKlan