Nuk kishte si ta niste vitin më mbarë Janet Jackson. Këngëtarja 50-vjeçare u bë nënë për herë të parë mbrëmjen e së martës. Sipas revistës amerikane “People” motra e Michael Jackson ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i ka vënë emrin “Eissa Al Manna”.

Lumturi e madhe për Jackson e cila në moshën 50-vjeçare arriti të realizonte ëndrrën e saj për tu bërë nënë. Një prej përfaqësuesve të stafit të këngëtares ka bërë me dije për revistën “People” se lindja është bërë pa probleme, ndërsa Janet aktualisht është duke pushuar.

Në muajin prill, ylli i popit nëpërmjet një video të postuar në rrjetin social Facebook kishte lajmëruar se do të ndërpriste turin e saj të koncerteve pasi ishte momenti që ajo të krijonte familje dhe t’i dedikohej asaj.

Janet Jacson i ka qëndruar larg syrit të publikut gjatë pjesës më të madhe të kohës së shtatzënisë./ tvklan.al