Këngëtarja Dua Lipa  është vlerësuar me ‘Platinum Gold’. Ky është vlerësimi më i lartë që një artist mund të marrë për albumin e tij.

“Albumi im i vet-titulluar, Dua Lipa, është certifikuar me Platingum Gold dhe unë kam shitur katër milionë kopje të singlit në Britaninë e Madhe. Unë nuk po çmendem, ju jeni të çmendur. Ju faleminderit, ju dua”,

ka shkruar Dua në një postim në rrjetin social Instagram.

Dua Lipa është pozicionuar në krye të listës të Spotify si këngëtarja më e kërkuar në Britaninë e Madhe. Bukuroshja shqiptare ka lënë pas Ariana Grande, Beyonce, Rihanna dhe Taylor Swift.

Ylli kosovar është artistja më e suksesshme britanike e vitit 2017 dhe kjo arritje e fundit e ka vulosur këtë epitet.

Burimi: Klan Plus