Vëllai i këngëtares së njohur shqiptare Maya Aliçkaj është ndarë papritur nga jeta. Vet këngëtarja ka njoftuar humbjen e vëllait të saj ditën e djeshme.

Në një status në Facebook, Maya shkruan se pas vdekjes së prindërve të tyre, tashmë është ndarë nga jeta vëllai i saj.

“S’më bën dora ça të shkruaj për vëllanë… iku pabesisht te prindërit, t’mjerët na..o vëlla. Për të gjithë ju që doni t’i jepni lamtumirën, varrimi është nesër në datë 12 Dhjetor në orën 14:00.

Mitat Aliçka na la..”,

njofton në Facebook këngëtarja e njohur shqiptare.

/tvklan.al