Këngëtarja shqiptare Eli Fara ka qenë në ishullin grek Kos që u godit nga tërmeti i fuqishëm 6.8 ballë.

Këtë fakt e pohon vet këngëtarja, e cila në një postim në Instagram thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Shpëtuam nga tërmeti”,

shkruan Eli Fara në Instagram. Fatmirësisht këngëtarja shqiptare është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Tërmeti që goditi ishullin Kos dhe Turqinë shkaktoi dy viktima dhe 115 të plagosur. Mes të plagosurve, është edhe një shqiptar në Greqi.

/tvklan.al