Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është bukuroshja e përzgjedhur për datën 7 Dhjetor nga revista “Love”. Këngëtarja 27-vjeçare shfaqet tejet sensuale duke kërcyer në mënyrë provokuese në ritmin e këngës së saj “Anywhere”.

Rita shprehet se i pëlqen të pozojë çdo vit për këtë revistë. Thotë se argëtohet shumë dhe i kujton periudhën e festave.

Credit: LOVE

Këngëtarja me origjinë shqiptare u ka dhënë përgjigje edhe thashethemeve në lidhje me afrimitetin e saj gjatë Fashion Awards me boksierin McGregor.

Ajo ka publikuar foto me të dashurin e saj, AndreWatt.  Mendohet  se çifti ka rreth një vit që janë në një lidhje, por e kanë  mbajtur të fshehtë.

Burimi : Klan Plus