Një person ka gjetur vdekjen, pasi është këputur një kabull i tensionit të lartë, ku ka shkaktuar një vatër zjarri.

Ngjarja ka ndodhur  në vendin e quajtur ish rezervat e shtetit në Njësinë Administrative Rrapë, Pukë.

Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes shërbimet zjarrfikës ku gjatë lokalizimit të vatrës së zjarrit kanë konstatuar një trup të pajetë.

Nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë shtetasi B. S. rreth 55 vjeç nga fshati Rryp, Njësia Administrative Rrapë, Pukë, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al