Efektivët e policisë së kryeqyteti kanë vënë në pranga Besnik Syljan, pasi ka keqtrajtuar fizikisht dhe mbajtur pa dëshirën e tij një person. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, ku 35 -vjeçari nga Tirana, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka mbajtur në banesë pa dëshirën e tij një person me inicialet G. F. Ka qenë bashkëshortja ajo që ka njoftuar policinë se burri i saj po mbahej peng

G.F. është gjetur nga policia pasditen e sotme në ambientet e ish Uzinës së Autotraktorëve, dhe u dërgua në S.Q.U., pasi kishte dëmtime në pjesën e fytyrës dhe të brinjëv dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve të policisë Besnik Sylja, ka qenë i dënuar më parë për “Shfrytëzim të Prostitucionit”./tvklan.al