Një kërcënim me bombë është raportuar në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut.

Udhëtarët e frikësuar postuan foto dhe video në Twitter ku raportonin për praninë e madhe policore dhe ushtarake në vendngjarje.

Deri në orën 8.30, ka pasur raportime të pakonfirmuara që një burrë rreth të pesëdhjetave është arrestuar.

Sipas ABC News, incidenti ndodhi pasi burri filloi të debatojë me stafin në sportelin e Spirit Airlines.

Ai thuhet se kërcënoi se do të kthehej me një bombë dhe pastaj u kthye me një çantë të madhe.

Fluturimet për në qytete të tjera u vonuan gjithashtu si rezultat i këtij incidenti.

Një pasagjer në Aeroportin Midway të Çikagos tha për DailyMail.com se kishte dëgjuar stafin që përshkruante incidentin si një kërcënim me bombë.

Aeroportit LaGuardia nuk ka dhënë më shumë informacion rreth ngjarjes./tvklan.al