SKUQIGazetari Telnis Skuqi ka rrëfyer përpara anëtarëve të komisonit të medias kërcënimet e here pas hershme që i janë bërë pas botimit në të përditshmen “Rilindja Demokratike” të reportazhit investigativ, lidhur me narkotrafikun që bëhej nga ajri në zonën e Kardhiqit.

Telnis Skuqi: “Një person më ka kërcënuar në mënyrë ordinere. Më kanë dërguar një sms ku më thonin se reportazhi im ka kaluar vijën e kuqe, me kanë kërcënuar në orën 9 dhe me thanë si shumë të lirë e ke dorën ti, ta skuqim ne, më kanë vënë kokë dhie poshtë shtëpisë, që në kodin e mafias do të thotë do të te presim kokën. Jo më shumë se tre ditë më parë më ka kërcënuar në mënyrë ordinere, duke kujtuar se një gazetar mund ta përdorësh si të duash dhe mund ta shash si të duash, duke më thënë se më jepnin 20 mijë euro në këmbim të përgoimit të lajmit.”

Gjatë gjithë dëshmisë së dhënë përpara anëtarëve të komisionit të medias, gazetari Skuqi tha se reportazhin e tij investigativ e kishte të bazuar në dëshmi e rrëfime të banorëve të zonës, të cilët i kishin pohuar ekzistencën e trafikimit të hashashit përmes ajrit. Ai tha se kishte informacion edhe sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike nga Saranda.

Kërcënimet e shumta në adresë të tij dhe familjarëve e kishin bërë që të braktiste shtëpinë. Ai pohoi se së fundmi e kishin liruar në mënyrë të padrejtë nga detyra si gazetar, profesion të cilin e ushtronte pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare nga viti 2005.

Pasi dëgjoi dëshminë e tij opozita në komisionin e medias, ra dakort qe t’i drejtohej me një shkresë Kreut të Kuvendit, Kryeministrit, kreut të Shërbimit Informativ dhe organizmave ndërkombëtarë që të merrnin në mbrojtje gazetarin Skuqi dhe familjen e tij.

TV KLAN