Greqia dhe kreditorët e saj ndërkombëtarë kanë arritur një marrëveshje paraprake të martën, e cila i lejon vendit të marrë një tjetër fond shpëtimi. Sipas kushteve të marrëveshjes, Athina do të bëjë ndryshime në tregjet e saj të punës dhe energjisë, të ulë pagesat e pensionet dhe të rrisë taksat.

Marrëveshja i  hap rrugën transferimit te fondit të emergjencës prej 7 miliard euro, por më parë qeveria duhet të hartoje legjislacionin që bashkon të gjitha masat dhe ta miratoje atë në parlament.

Të gjitha këto duhet të ndodhin takimit të eurogrupit, i vendosur më 22 maj.

Vetëm nëse masat miratohen, ministrat e financave të Eurozonës, pritet te disbursojne fondet e ndihmës për Athinën, e cila duhet të paguaje një këst të borxhit në korrik të këtij viti.

Borxhi i Greqisë u bë një kërcenim serioz gjatë krizës financiare globale, dhe që nga ajo kohë Athina ka ndërmarre masa të ashpra shtrënguese për të reduktuar borxhin e saj, i cili qëndron në gati 180% të prodhimit të brendshëm bruto.

Kjo ka rezultuar ne shkurtime të mëdha për pensionet dhe përfitimet për greket e zakonshëm, si dhe përpjekjet për të rritur numrin e njerëzve në vend që paguajnë taksa.

Sipas sondazheve, qeveria e  Alexis Tsipras është duke humbur popullaritetin e saj.

Tv Klan