Qazim Bruka për rreth dy orë kërcënoi se do të hidhej nga ky oxhak në zonën e Laprakës, për shkak se shërbimi përmbarimor e ka nxjerrë nga shtëpia dhe gruaja e parë nuk e lejonte që të takonte fëmijët.

Në duar 43 – vjeçari mbante disa dokumente të banesës duke pretenduar pronësinë. Pas negociatave me policinë dhe gruan aktuale Hyrije Bruka, ai është bidnur të zbresë nga lartësia.

Bruka ka qenë i dënuar për dhunë në familje, pasi në 2012 kishte tentuar të vriste me thikë gruan e tij në Kodër Kamëz. Ai kreu rreth 4 vite burg, ndërkohë që u divorcua nga gruaja e parë dhe përmbarimi e nxorri nga banesa.

Pas zbritjes nga oxhaku, 43 – vjeçari u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje.

Tv Klan