Lulzim Basha nuk e përjashton mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Por kreu i Partisë Demokratike insiston që më e rëndësishme se koha, është zhvillimi i tyre me një qeveri teknike që do të garantojë standardet.

 “

Kushti ultimativ i qytetareve dhe opozitës është qeveria teknike. Në qoftë se ne kuadër të detyrave që qeveria teknike duhet të beje për të siguruar standardet kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, absolutisht PD nuk do të jetë kundër kësaj.

Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin flitet për shtim të plantacioneve me kanabis dhe shpërthim të kultivimit në mbarë vendin, Basha e lexon si një mesazh politik që vjen përtej oqeanit për kryeministrin Rama.

 “

Ky është një mesazh i qarte politik për qeverinë e tij dhe atë personalisht dhe çdo qyt se kjo qeriev duhet të largohet një orë e më parë

.”

Më herët nga çadra e opozitës ku zhvilloi një bashkëbisedim me ish- të përndjekurit, Basha paralajmëroi Fatmir Xhafajn se nuk do të ulet në karrigen e Ministrit të Brendshëm dhe e ftoi të tërhiqet.

 “

Ka vendosur t’i propozojë shqiptarëve për ministër të Brendshëm, një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës së Enver Hoxhës, një njeri që ka torturuar me duart e tij djem dhe vajza të Krujës, një njeri që pasi hoqi kostumin e hetuesisë veshi bashkë me vëllain e tij kostumin e narkotrafikantit, ky është Fatmir Xhafaj. Le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë. I bëj thirrje Fatmir Xhafës të tërhiqet menjëherë nga aventura që ka nisur. Ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve

”.

Fatmir Xhafaj është propozuar nga Kryeministri Rama për të zëvendësuar Sajmir Tahirin në postin e Ministrit të Brendshëm. Opozita e akuzon se në kohën e diktaturës ka shërbyer si hetues duke dhënë vendime politike, ndërsa Presidenti Nishani pritet të shprehet me dekret pas një procesi për verifikimin e figurës dhe personalitetit.

Tv Klan