Tre persona janë arrestuar këtë të martë në Paris pasi kërcënuan se do të hidhnin në erë autobusin.

Forcat speciale franceze arrestuan tre arabë në distriktin Gobelins, ndërsa zona afër stacionit të metrosë u bllokua për qarkullimin.

“France Info” tha se incidenti ndodhi rreth orës 6:00 të pasdites së sotme.

Ndërkohë, një paketë e dyshimtë është raportuar në edhe Autobusin 91 përgjatë Bulevardit Saint-Marcel, çka ka bërë që forcat franceze të kalojnë në alarm.

Përgjatë viteve të fundit, qindra francezë kanë humbur jetën në sulme terroriste të kryer nga militant të Shtetit Islamik./tvklan.al